Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit nga KPK, prokurorja Nikëhasani betohet para gazetarëve: “Me shku te zoti s’jam e korruptume”

Pas shkarkimit nga KPK, prokurorja Nikëhasani betohet para gazetarëve:

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e prokurores së Apelit, Besa Nikëhasani, me argumentin se nuk justifikon dot pasurinë.

Vendimi është kontestuar menjëherë nga vetë prokurorja, duke duartrokitur në sallë në shenjë ironie nga vendimi, që sipas saj është i padrejtë.

Më pas, prokuroja ka reaguar para gazetarëve, e cila me zërin që i dridhej ka deklaruar se vendimin do ta apelojë, madje nuk ka kursyer edhe betimet para kamerave se është një prokurore e ndershme.

“Si ka mundësi, unë kam qenë nga ata që kam kërkuar të vendoset vettingu, na vinte zor me thënë ku punonim. Në 2003 kemi nis deklarimet, por vetëm për pagën. Të betohem nuk e kam ditur se duhet deklaruar edhe shtëpia, është e pahipotekuar. Këta thonë se s’e kam pasur atë shtëpi. Me shku te Zoti, s’jam e korruptuar, pastërtinë e figurës s’e kam shkel kurrë, më gjeni një dosje për shkelje.

Prej 14 vitesh nuk e kam shkelur në jetën time, kam kaluar 43 vrasje për një vit dhe kam përfaqësuar shtetin në Apel. Më kanë vënë tritol te makina, kam ikur nga ajo shtëpi se kisha frikë nga fëmijët. Ky është vendim i padrejtë, nuk e prisja”, u shpreh prokurorja.

Vendimi

Besa Nikëhasani është e treta që nuk kalon dot vettingun, pas gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo dhe gjyqtarit Besim Trezhnjeva.

Sipas KPK, nga hetimi 6 mujor nuk e kalon kriterin e pasurisë. Sipas raportit të ILDKP, prokurorja rezulton e pastër dhe me deklarim të rregullt pasurie, por KPK ka shkuar edhe më tej duke bërë edhe një hetim të thelluar administrativ, nga ku rezultoi se NIkëhasani dhe bashkëshorti i saj kanë bërë deklarim të rremë dhe s’kanë të ardhura të mjaftueshme për pasurinë që kanë aktualisht. Bëhet fjalë për një apartament në Lezhë, dy garazhe dhe një fuoristradë me vlerë rreth 20 mijë euro.

Argumentet që ka dhënë prokurorja në seancë duket se nuk e kanë bindur trupën gjykuese, pasi apartamenti me vlerë 90 mijë euro është shlyer në një kohë të shkurtër prej 10 vitesh, ndërsa për makinën e shtrenjtë është justifikuar duke thënë se ka 3 fëmijë dhe i duhet të shkojë çdo ditë nga Lezha në Shkodër.

 

Të fundit