Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit nga Rama, Haki Çako në kafe me policin që shkarkoi Tahiri

Një ditë më parë Ardi Veliu zuri vendin e Haki Çakos si Drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit.

Prej më shumë se dy javësh Cako u shkarkua nga detyra pasi ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj bindi kryeministrin Rama për të ndryshuar drejtimin e Policisë.

Tashmë i paangazhuar në radhët e policisë, Haki Çako duket se ka më shumë kohë të lirë për të takuar ish zyrtarë të policisë, madje edhe ata të shkarkuar nga Saimir Tahiri.

Panorama” ka siguruar disa fotografi ku Haki Çako konsumonte sot një kafe me Erzen Breçanin, një nga drejtuesit e policisë të kohës së Partisë Demokratike dhe i shkarkuar nga detyra sapo në krye të ministrisë së brendshme erdhi Saimir Tahiri.

 

Të fundit