Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit të Besim Hajdarmatajt, kujt i kalon dosja e Saimir Tahirit në Prokurori

Pas shkarkimit të Besim Hajdarmatajt, kujt i kalon dosja e Saimir Tahirit

Ditën e djeshme u shkarkua nga detyra si kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj me urdhër të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshshme, Arta Marku.

Lajmi për shkarkimin e prokurorit Hajdarmataj bëri bujë për faktin se është ai ka hetuar një nga dosjet më të “nxehta”, atë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por, a do të vijojë ai të jetë prokuror ië kësaj çështje edhe pas shkarkimit nga posti drejtues?

I pyetur nga gazeta Panorama, Hajdarmataj ka konfirmuar se ai do të vazhdojë të jetë prokuror i thjeshtë dhe se dosja “Tahiri” do të vazhdojë t’i mbetet atij, pasi deri tani nuk ka asnjë urdhër për transferimin e saj.

Ai shprehu bindjen se hetimi i kësaj dosje do të shkojë deri në fund . “Dosja po hetohet nga unë. Natyrisht që do të vazhdoj hetimet dhe kjo dosje do të hetohet nga unë”, u shpreh Hajdarmataj.

Sa i përket motivacionit të shkarkimit të tij si kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda vijon të mbetet ende i paqartë. Kujtojmë se Hajdarmataj u sulmua edhe nga kryeministri Rama, kur kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Saimir Tahirit.

Të fundit