Flash News

KRYESORE

Pas Shkodrës dhe Elbasanit, dy qytetet e tjera ku pritet të mblidhet grupi parlamentar i opozitës

Pas Shkodrës dhe Elbasanit, dy qytetet e tjera ku pritet të mblidhet

Gjatë kësaj jave, deputetët e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë zhvilluar dy takime, të hënën në Shkodër dhe ditën e sotme në Elbasan.

Këto dy qytete kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit për shkak të situatës së rendit dhe ngjarje kriminale të ndodhura, dhe për këtë arsye, opozita ka zgjedhur që takimet t’i zhvillojë aty për të përcjellë edhe mesazhin drejtuar policisë për të ndërhyrë në goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në këto dy zona.

Politiko.al ka mësuar se mbledhje të ngjashme, në ditët në vijim, pritet që opozita të zhvillojë edhe në qytetin e Durrësit dhe atë të Vlorës. Edhe në këto dy qytete, opozita ka denoncuar situatën e rendit duke e vënë theksin tek ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në këto qytete.

Të fundit