Flash News

KRYESORE

Pas Shkodrës, ky është qyteti i radhës ku do mblidhet opozita. Spaho-deputetëve: Asnjë të mos mungojë

Pas Shkodrës, ky është qyteti i radhës ku do mblidhet

Pas mbledhjes që zhvilluan në Shkodër, partitë opozitare do të jenë nesër në Elbasan, një tjetër qytet që ndodhet prej kohësh nën sundimin e grupeve kriminale.

Politiko.al mëson se mbledhja e opozitës do të fillojë rreth orës 10:00 dhe Edmond Spaho ka kërkuar nga deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që të jenë të gjithë të pranishëm në Elbasan.

Opozita po përpiqet t’u jap mbështetje qytetarëve në të gjithë vendin, të cilët po përballen me një situatë të pazakontë të forcimit të elementit kriminal. Ndonëse shumë banda janë identifikuar nga autoritetet, Policia e Shtetit dhe Prokuroria po tregohen të ngathëta në goditjen e tyre.

Shkodra, Elbasani, Durrësi, Fieri, Lezha, Lushnja dhe Vlora konsiderohen qytete shumë problematike sa i përket sigurisë së dobët dhe funksionimit të bandave kriminale.

Të fundit