Flash News

KRYESORE

Pas shoqërimit të Habilajt në komisariat, polici që provoi hakmarrjen është i afërm i deputetit të PS që u kthye në “avokat” i Saimir Tahirit

Pas shoqërimit të Habilajt në komisariat, polici që provoi

Përplasja ndërmjet Policisë së Fierit dhe vëllezërve Habilaj, në fillim të vitit 2014, ka përfshirë në mënyrë indirekte edhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Antonio Nazëraj, ish-efektiv i qarkullimit rrugor në Fier është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për një rast korrupsioni.

Por Nazëraj, në një intervistë të gjatë mediatike rrëfen se arrestimi dhe dënimi i tij janë inskenuar nga SHKB-ja.

Sipas tij, ai ka qenë nën vëzhgim të rreptë nga SHKBA-ja pasi, gjatë një kontrolli rutinë ka shoqëruar në komisariat vëllezërit Moisi dhe Artan Habilaj, të cilët udhëtonin në rrugën Fier-Levan, nën shoqërinë e dy vajzave.

Nazëraj tregon gjithashtu se Habilajt nuk kanë qëndruar më gjatë se 10 minuta në komisariat, për shkak të ndërhyrjeve “nga lart”.

Pas këtij episodi, Nazëraj deklaron se ai dhe kolegët e tij kanë qenë nën vëzhgim, pasi, sipas tij, “kishte guxuar të shoqëronte kushërinjtë e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri”.

Në 28 mars 2014, pak kohë pas shoqërimit të Habilajve, Antonio Nazëraj arrestohet për një rast korrupsioni, së bashku me dy kolegët e tij.

SHKB-ja referoi në Prokurori se Antonio Nazëraj, Bledar Naçi dhe Benard Feza i kanë marrë shumën prej 8 mijë lekë të reja një shtetasi.

Nazëraj pretendon se gjithçka është e inskenuar, në bazë të të cilit e pësoi ai dhe dy kolegët e tij.

“Mapo” mëson se një prej efektivëve të arrestuar, Benard Feza, është një familjar i Ulsi Manjës, aktualisht drejtues i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se ndërhyrhjet si tek Policia e Fierit, ashtu edhe tek prokuroria dhe gjykata kanë shmangur penalizimin e Fezës.

Nuk dihen pretendimet që ka paraqitur Feza.

Por, duke marrë të mirëqenë pretendimin e Nazërajt se arrestimi i tyre është inskenim dhe hakmarrje për shoqërimin e Habilajve, të njëjtin pretendim mund të ketë prezantuar edhe pala e Bernard Fevzës.

Pra, nëse do të ishte i vërtetë inskenimi, atëherë, sot Ulsi Manja mbështet fuqishëm Saimir Tahirin, veprimet e të cilit kanë penalizuar familjarin e tij./Mapo.al

Të fundit