Flash News

KRYESORE

Pas shpalljes kampion të Manchester City-t, Guardiola rinovon kontratën

Pas shpalljes kampion të Manchester City-t, Guardiola rinovon

Pas shpalljes kampion të ekipit të tij në kampionatin anglez,trajneri Pep Guardiola pritet të rinovojë kontaratën me Manchester City deri në vitin 2020.

Sipas “Daily Mail”, klubi pritet t’i dorëzojë Guardiolës edhe 200 milionë paund për blerjet në merkaton e kësaj vere.

Trajnerit të “qytetasve”, pas këtij rinovimi do t’i duhet të mbajë forcat, duke u përpjekur të mbrojë titullin e kampionit të ‘Premier League’ dhe të fitojë ‘Ligën e Kampionëve’ sezonin e ardhshëm.

Disa nga emrat që janë përfolur për merkaton e City-t janë,Thomas Lemar, Fred, Jorginho, Jean-Michel Seri, Julian Weigl, Riyad Mahrez dhe Toby Alderweireld.

Të fundit