Flash News

KRYESORE

Pas shtrimit në spital, Trump merr tjetër “goditje” para zgjedhjeve presidenciale

Pas shtrimit në spital për shkak se u infektua me covid-19 bashkë me gruan e tij, Malania, presidenti i SHBA, Donald Trump merr një tjetër “goditje” pak javë para zgjedhjeve të nëntorit.

Menaxheri i fushatës së Trump, Bill Stepien ka rezultuar gjithashtu pozitiv me Covid-19.

Stepien u konfirmua i infektuar të premten në mbrëmje dhe po përjetonte simptoma të lehta të ngjashme me gripin. Njerëzit pranë tij thanë se 42-vjeçari Stepien planifikon të karantinoret derisa të shërohet, shkruajnë mediat amerikane.

Pritet që zëvendësmenaxheri i fushatës së Trump, Justin Clark, ta zëvendësojë shefin e infketuar, ndonëse Stepien do të vazhdojë të punojë nga karantina.

Lexo edhe:

https://politiko.al/u-infektua-me-covid-19-donald-trump-shtrohet-ne-spital-mesazhi-i-pare-qe-jep/

Të fundit