Flash News

KRYESORE

Pas shumë bashkëpunimeve, në 40-vjetorin e lindjes Hekuran Krasniqi i bën dhuratë vetes një këngë solo

Pas shumë bashkëpunimeve, në 40-vjetorin e lindjes Hekuran

Këngëtari shqiptar nga Kosova ka ardhur me një këngë të re, e cila ndryshe nga projektet e fundit, kësaj radhe është solo. Kënga mban titullin "Më vrave mua" dhe është një baladë e xhiruar në bregdet e cila kësaj radhe fokusohet tek materiali muzikor.

Personazhe të klipit është vetë Krasniqi dhe një bukuroshe brune, e cila personifikon dhe personazhin e fabulës së këngës.  Kënga flet për një dashuri të humbur, e cila gjendet shpesh në tekstet e Hekuranit.

Këngëtari ka vendosur që kjo këngë të jetë si dhuratë për 40-vjetorin e lindjes pasi para katër dekadash erdhi në jetë me një talent të lindur, që i ka përkushtuar gjithë jetën dhe karrierën e tij.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, e cila ka arritur të komentohet mjaft pozitivisht në rrjete sociale e në Youtube, ku nuk kanë munguar as urimet për ditëlindjen e tij.

Të fundit