Flash News

KRYESORE

Pas Sierra Leones, Liberisë dhe Haitit, shqiptarët të katërtët në botë që duan të largohen nga vendi

Pas Sierra Leones, Liberisë dhe Haitit, shqiptarët të

Sipas kompanisë së sondazheve Gallup, rreth 60% e shqiptarëve nëse do të kishin mundësi, do të largoheshin nga Shqipëria.

Pas Sierra Leones, Liberisë dhe një shteti të shkatërruar si Haiti, shqiptarët janë të katërt, sa i takon prirjes për emigracion.

Nga 2.87 milionë banorë që ka Shqipëria, 1.7 milionë duan të largohen nga vendi, shkruan Top Channel.

Dy shkaqet kryesore që kanë renditur shqiptarët për t’u larguar nga vendi janë: ekonomia dhe mungesa e shërbimeve.

Për të zbutur prirjen e popullsisë për largim nga vendi, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se Shqipërisë i duhet një rritje më e lartë ekonomike dhe investime në sektorë prioritarë si arsimi dhe shëndetësia.

Të fundit