Flash News

KRYESORE

Pas Silvës dhe Reit, Policia e Shtetit u tërheq vëmendjen shoferëve me Eljandën

Pas Silvës dhe Reit, Policia e Shtetit u tërheq vëmendjen

Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë gjetur një tendencë të re për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, gjatë sezonit turistik, periudhë e cila shënon edhe numrin më të lartë të aksidenteve automobilistike, apo radhë të gjata në pikat kufitare.

Policia tashmë ka nisur të promovojë femrat police në krye të detyrës, për të patur kujdes të vazhdueshëm me rregullat e qarkullimit rrugor.

Pas Silvës dhe Reit nga Fieri, policia sot ka promovuar Eljandën, policen nga Shkodra.

“Jam Eljanda, kontrollore në PKK Hani i Hotit, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

Përballojmë këto ditë të sezonit veror, fluks qytetarësh në Pikën e Kalimit Kufitar, por ambientet e reja na japin mundësinë tu shërbejmë më mirë. Telefono në nr falas 112, për çdo emergjencë Policinë e Shtetit!”, shkruan sot policia.

Të fundit