Flash News

KRYESORE

Pas skandalit në media, Arta Marku kërkon hetim për ish-ministrin Niko Peleshi

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar hetim ndaj ish-ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi.

Pas skandalit të publikuar nga investigimi i Top Channel, PP i kërkon Prokurorisë së Tiranës të hetojë ish ministrin për shpërdorim detyre, duke lejuar të hyjnë në vend pesticide të dëmshme e me pasoja serioze për shëndetin e konsumatorit shqiptar.

"Bashkëlidhur ju dërgojmë  për vlerësim ligjor sipas kompetencës, të dhëna të printuara nga mediat audiovizive ku përfshihen dyshime në lidhje me shpërdorimin e detyrës prej shtetasit Niko Peleshi. Konkretisht, nga publikimet e fundit rezulton se ish-Ministri i Bujqësisë, ka lëshuar në kundërshtim me ligjin urdhrin për zhbllokimin e insekticidit Silikon Mix, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, me pasoja të dëmshme.

Kërkesa e organit të përgjithshëm të akuzës mban datën 3 shtator 2019 dhe firmën e drejtores së kabinetit, Alketa Zifla.

Mjekët kanë dhënë alarmin se ky lloj pesticidi, “Silikon Mix” mund të shkaktojë ndryshme të ADN-së së njeriut, që më pas shoqërohen me deformime tek foshnjat e sapo ardhura në jetë.

Të fundit