Flash News

KRYESORE

Pas suksesit në “Kënga Magjike”, Kastro Zizo dhe Rea së shpejti me një bashkëpunim të ri

Kantautori i njohur, Kastro Zizo, së shpejti do të vijë me një bashkëpunim të ri me këngëtaren Rea Nuhu.

Lajmi u bë i ditur nga vet Kastro nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku shkruan: “coming soon…new song”, “së shpejti…këngë e re”.

Në edicionin e këtij viti në “Kënga Magjike”,  kantautori Kastro Zizo u paraqit me një baladë mjaft të ndjerë për dashurinë e babait me vajzën e tij, shoqëruar nga këngëtarja Rea Nuhu.

Mbetet për t’u parë nëse kjo këngë e re do të jetë po aq e suksesshme sa “Pa faj”.

Të fundit