Flash News

KRYESORE

Pas sulmeve ndaj kryebashkiakut të Londrës, Trumpit mund t’i anulohet vizita në Britani

Pas sulmeve ndaj kryebashkiakut të Londrës, Trumpit mund t’i

Theresa May po përballet me thirrjet për anulimin e vizitës së Donald Trumpit në Britaninë e Madhe pas sulmeve të tij të fundit kundrejt kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan.

Trump sulmoi dy herë Khan, pas sulmeve terroriste në Londër.

Khan kishte thënë dje në njërin prej reagimeve të tij të para ndaj sulmit se njerëzit do të shihnin një prezencë të rritur të policisë nëpër rrugët e kryeqytetit dhe se nuk duhet të alarmoheshin nga ajo gjë.

“Arsyetim patetik nga kryetari i Londrës, Sadiq Khan, i cili duhej të mendonte shpejt në deklaratën e tij ‘nuk ka arsyeje për alarmim’. MSM po punon fort për ta shitur këtë!” ka shkruar Trump Tëitter. Me MSM Trump i është referuar mediave kryesore.

E Khan kishte thënë se ishte tepër i zënë për t’iu kundërpërgjigjur Trumpit të keqinformuar.

Tim Farron, lideri i Partisë Demokratike Liberale i ka kërkuar May anulimin e vizitës së Trump, duke e quajtur Trumpin ‘turp për Amerikën’.

Thirrje për anulim të vizitës ka edhe nga laburisti David Lammy.

Trump ishte ftuar për vizitë në Londër vetëm shtatë ditë pas marrjes zyrtare të detyrës.

Ndërkohë paraardhësi i tij, Barack Obama, mori një ftesë të tillë nga David Cameron, 800 ditë pas marrjes së detyrës. 

Të fundit