Flash News

KRYESORE

Pas sulmeve ndaj kryeministrit, Luan Rama flet për festën që do organizojë për PS-në

Pas sulmeve ndaj kryeministrit, Luan Rama flet për festën që do

Luan Rama bëri edhe sot disa deklarata të forta kundër kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, pavarësisht se prej vitesh është pjesë e LSI, rivale me PS-në, ai ka pranuar se do të festojë për ditën e themelimit të partisë që sot drejtohet nga Edi Rama.

“Unë si themelues i PS dhe si kontribuues për ta krijuar, ngritur dhe modernizuar këtë parti, flas për PS jo për Rilindjen do ta festoj ditën e themelimit me një grup deputetësh me anëtarë dhe themelues të saj në respekt të kontributit që ata kanë dhënë për PS”, u shpreh Luan Rama.

Ai mohoi që të kishte marrë një ftesë zyrtare për festën që do të organizojë vetë PS-ja, ndërsa tha se nuk kishte informacion për zyrtarët e tjerë të LSI.

Të fundit