Flash News

KRYESORE

Pas sulmit me armë, flet bashkëshorti i Klodiana Lalës: Nuk ikim nga Shqipëria!

Pas sulmit me armë, flet bashkëshorti i Klodiana Lalës: Nuk ikim

Ditën e djeshme shtëpia e prindërve të gazetares Klodiana Lala u qëllua me breshëri plumbash. Lala në reagimin e saj publik u shpreh se sulmi vjen për shkak të detyrës.

Bashkëshorti i Lalës, Ylber Lleshi jashtë ambienteve të prokurorisë së Tiranës në një komunikim me gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, është shprehur se nuk ka ndërmend që të largohen pas ngjarjes.

Ylber Lleshi jeton prej vitesh në Britaninë e Madhe, ndërsa bashkëshortja, gazetarja Lala së bashku me dy vajzat jetojnë në Tiranë.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Domje të Tiranës, aty ku prej vitesh jeton familja e gazetares së kronikës së zezë, Klodiana Lala.

Të fundit