Flash News

KRYESORE

Pas sulmit me armë, rikthehet në ekran Klodiana Lala

Vetëm pak ditë pasi banesa e prindërve të saj u sulmua me breshëri kallashnikovi dhe deri tani ende s’ka asnjë autor përgjegjës për ngjarjen, gazetarja e kronikës së zezë Klodiana Lala është rikthyer në ekranin e ‘News 24’.

Siç edhe duket, Lala ka dalë në transmetim direkt dhe ka bërë një përmbledhje të situatës së KLGJ-së që sipas saj është në një situatë kolapsi.

Klodiana sjell në vëmendje mungesën e kandidaturave nga Apelet e rretheve, ndërsa afati i fundit përfundon më 6 shtator.

Kujtojmë, se në të gdhirë të datës 31 shtator banesa e prindërve të gazetares në Domje u qëllua me 10 plumba kallashnikovi. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, ndërsa gazetarja deklaroi në polici se ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si gazetare.

Të fundit