Flash News

KRYESORE

Pas sulmit në orët e vona të natës, ish-kreu i SHIK largohet nga Shqipëria. Flet e ëma

Pas sulmit në orët e vona të natës, ish-kreu i SHIK largohet

Në orët e vona të natës së djeshme ish-kreu i SHIK-ut në qytetin e Beratit në vitet 1993- 1996, Artan Dauti u sulmua barbarisht nga dy persona ende të paidentifikuar, sulm pas të cilit u detyrua të marrë ndihmë mjekësore.

Pa kaluar ende 24 orë nga sulmi i mbrëmshëm, Dauti mësohet se është larguar nga Shqipëria. Lajmin e konfirmon e ëma, Liri Dauti për Balkanweb.

Ajo shprehet se sulmin e lidh vetëm me detyrën që i biri ka ushtruar në të shkuarën, pasi në të tashmen ai s’ka asnjë konflikt. Djali u sulmua për shkak të punës që bënte. Artani nuk ka pasur asnjë konflikt tjetër. U largua sot në Itali, pa mbushur 24-orë nga ngjarja”,- shprehet Liri Dauti.

Sipas saj, shkak për vizitën e tij në Shqipëri ishte bërë gjendja e saj shëndetësoire.

“Djali erdhi të më vizitonte pasi jam e sëmurë, po se lanë të qetë”,- tha nëna ndër të tjera. Policia e Beratit sakaq nuk ka ende asnjë emër apo të dyshuar për sulmin e mbrëmshëm.

Të fundit