Flash News

KRYESORE

Pas Tahirit, Dakos dhe radarëve, Basha paralajmëron një tjetër skandal: Jemi vënë në dijeni nga partnerët, po e studiojmë

Pas Tahirit, Dakos dhe radarëve, Basha paralajmëron një

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se është vënën në dijeni për një tjetër skandal ku përfshihen drejtues të qeverisë shqiptare. Pas mbledhjes me deputetët e PD-së në Kryesinë e Kuvendit, Basha tha se partnerët kanë vënë në dijeni opozitën për një skandal të madh, i cili po studiohet nga ekspertët demokratë.

“Një skandal i madh i cili është vënë në vëmendjen e opozitës nga burime të partnerëve dhe i cili po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe ligjeve”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës e konsideroi “shashkë që kërkon të heq vëmendjen nga skandalet” pretendimin e mazhorancës se PD ka paguar 1 milion dollarë për lotimin në SHBA.

Muajt e fundit, qeveria e kryeministrit Edi Rama është përfshirë në disa skandale të mëdha, siç është rasti i dosjes Habilaj-Tahiri, fikja e radarëve nga Ministria e Mbrojtjes dhe pëfshirja e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, në një dosje përgjimi të EULEX.

Basha me kërkesë të re: Duhet reformim i Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit nga ekip i pavarur

Të fundit