Flash News

KRYESORE

Pas Tahirit dhe Dakos, në lokalin e Gaz Demit ‘i ftuar’ edhe ministri i Ramës, shoqërohej nga gazetari i njohur

Lokali i biznesmenit Gazmend Demi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë është kthyer në një pikë të rëndësishme për takimet e zyrtarëve të mazhorancës që drejtohet nga kryeministri Edi Rama. Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, është një frekuentues i shpeshtë i këtij lokali, por së fundmi atje janë parë të ulen edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në lokal ka qenë edhe një ministër i Qeverisë. Në këto foto të siguruara nga Politiko.al, shihet ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i ulur në tavolinë me biznesmenin Demi. Ata shoqëroheshin edhe nga drejtuesi i emisionit ‘Fiks Fare’, Filip Çakuli.

Takimet e zyrtarëve të mazhorancës në këtë lokal ka qenë shpesh herë edhe në qendër të akuzave të deputetëve të Partisë Demokratike.

U ofenduan rëndë me mesazhe banale, Ditmir Bushati dhe Leonard Koka ulen bashkë në tavolinë pas konfliktit

Të fundit