Flash News

KRYESORE

Pas takimit me Berishën, Basha thërret në zyrë dy drejtues të lartë të PD

Pas takimit me Berishën, Basha thërret në zyrë dy drejtues

Kreu i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon takime intensive mesditën e sotme, pasi në orët në vijim pritet një deklaratë e tij për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Pas takimit me Sali Berishën, Politiko.al mëson se Basha ka thërritur në zyrë Edi Palokën dhe Arben Ristanin. Paloka ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, ndërsa Ristani mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Në takim po diskutohet situata e fundit pas numërimit të votave, ndërsa nuk dihet ende çfarë vendimi ka marrë Basha për të ardhmen e tij në krye të PD-së.

Sa i përket dy të pranishmëve në takim, Paloka ishte renditur i treti në listën e Durrësit dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, ndërsa Ristani jo, pasi në Vlorë PD mori vetëm tre mandate dhe ai renditej i katërti.  

Humbja në zgjedhje, Lulzim Basha i shkon në zyrë Sali Berishës

Të fundit