Flash News

KRYESORE

Pas takimit me ambasadorët, Rama anulon prezantimin e Rakip Sulit në Kamëz

Pas takimit me ambasadorët, Rama anulon prezantimin e Rakip Sulit në

Pas takimit me ambasadorët e BE, ShBA dhe OSBE, Rama  ka anuluar prezantimin e Rakip Sulit në Kamëz sot në orën  17:00, duke e shtyrë atë për një datë tjetër. Këtë lajm e bëri të ditur vetë kandidati për kryetar të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli me anë të një postimi në rrjetet sociale. Një ditë më parë, Suli shkruante në faqen e tij në Facebook se orari është shtyrë me 1 orë, si rrjedhojë e temperaturave të larta, ndërsa sot në një postim të dytë ai bën të ditur të tij se prezantimi i tij do të shtyhet për një datë tjetër.

“Të dashur bashkëqytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste dhe mua si kandidat për Kryetar i Bashkisë Kamëz, dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama.

Ju faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Suli.

Nuk dihet se cilat janë këto shkaqe për të cilat flet Suli, por situata politike në vend ka filluar të reflektohet edhe në fushatën për zgjedhjet vendore ku maxhoranca garon e vetme.

Të fundit