Flash News

KRYESORE

Pas takimit me Ben Blushin, Agron Llakaj sqaron lajmet për largimin nga Vizion Plus

Ditën e sotme, Agron Llakaj u fotografua teksa ishte së bashku në një kafe me drejtorin e Top Channel, Ben Blushi. Takimi mes tyre ngriti pikëpyetje nëse do të ketë një rikthim të Llakajt sërish në Top Channel.

Për këtë takim ka folur vetë Agron Llakaj. “Një kafe, miqësi e vjetër, më bëri një propozim po ideja është kështu që mund të iki nga Vizioni mund të mos iki nga Vizioni. Jam duke vlerësuar propozimin”, tha Llakaj për Tiranapost.

Ndërkohë që u pyet edhe nëse do të kishte largim a do ishte individual apo i gjithë programit dhe ai tha se është autor i spektaklit të humorit, duke nënkuptuar që nëse ka ndryshime, shpërngulet i gjithë emisioni.

 

Të fundit