Flash News

KRYESORE

Pas takimit me Donald Lu, Ylli Manjani thirrje Ramës: Shkarko Xhafajn, s'ka moral të vijojë punën si ministër!

Pas takimit me Donald Lu, Ylli Manjani thirrje Ramës: Shkarko Xhafajn,

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’, me po diskutohet rreth akuzave të opozitës për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili është vënë nën akuzë nga opozita se po mbron vëllain e tij Agron Xhafa. Këtë të fundit e akuzojnë për pjesëmarrje në grupe kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Lidhur me këtë çështje, ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se Rama duhet të veprojë pasi ndërkombëtarët po e monitorojnë me kundes këtë çështje. “Unë nuk dua të flas si zëdhënës i ambasadorëve, por dua të them që ata nuk janë të pavëmendshëm ndaj zhvillimeve në vend”, u shpreh Manjani, i cili sot në mesditë pati një takim më Ambasadorin Amerikan, Donald Lu.

Po ashtu, Manjani theksoi se nuk është e moralshme që Xhafaj të qëndrojë në këtë detyrë, pasi ai nuk është i aftë të mbledhë njerëzit e familjes së tij dhe jo më të arrestojë kriminelët. "Ministria e Brendshme sot është në një periudhë shumë delikate, ku shteti ligjor është në kaos, në kolaps. Morali me të cilën policia e shtetit, Fatmir Xhafaj bëjnë arrestime dhe përflasin njerëz të zakonshëm dhe të politikiës, nuk arrijnë të mbledhin njerëzit e tyre. Qoftë edhe për hatër të ambasadorëve ai duhet të ndërhyjë. Nevojitet shkarkimi i Fatmir Xhafës. Ai mund të jetë anëtar i kabinetit, por jo ministër i Brendshëm. Nuk ka moral të vijojë punën si ministër”, ka përfunduar Manjani.

Të fundit