Flash News

KRYESORE

Pas takimit me Metën, Veliaj flet sërish për Teatrin Kombëtar: Ka konsensus; qetësia dhe dashuria do triumfojnë

Pas takimit me Metën, Veliaj flet sërish për Teatrin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po përpiqet të shtyjë përpara realizimin e planit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe faljen e një pjesë të truallit të tij për kompaninë ‘Fusha’, e cila do të ndërtojë 6 kulla të larta.

Pas një konferencë ku mori pjesë së bashku me presidentin Ilir Meta, për dhurimin e gjakut, Veliaj përdori një frazë të ish-kreut të LSI kur tha se “besoj që qetësia e dashuria do triumfojnë”, ndërsa shtoi se për shkatërrimin e teatrit ka konsensus të gjerë.

“Besoj që qetësia e dashuria do triumfojnë, për diçka që për të cilën tashmë besoj se ka konsensus publik, konsensus të gjerë publik tek aktorët, tek ata që votuan në Parlament dhe tek popullata, sepse siç e tha i madhi Robert Ndrenika, kemi nevojë për teatër e jo për muze. Ndaj, për një teatër të ri besoj do gjendet një vullnet i mirë, kam shumë besim”, deklaroi Veliaj.

Edi Rama tërhiqet nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar? Deputetja zbardh planin: Më në fund Qeveria i i thirri mendjes

“’Fusha shpk” nuk është pronare kufitare me Teatrin, deputetja demokrate i nxjerr videon: Edi Rama ka mashtruar!

Të fundit