Flash News

KRYESORE

Pas takimit me Presidentin Putin, dorëhiqet kryeministri rus Mevdevev

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim ka ardhur direkt pas fjalimit vjetor që presidenti Putin i drejtoi popullit rus.

Putin ka pranuar dorëheqjen e Medvedev-it dhe i ka kërkuar ministrave që të funksionojnë si qeveri e përkohshme deri në momentin që do të formohet një qeveri e re.

Putin u shpreh se po planifikon të krijojë një pozicion zëvendës sekretari të këshillit të sigurisë të Rusisë, dhe t’ia ofrojë atë Medvedev.

Përpara se të bënte njoftimin, Mevedev ka bërë një takim me Putin për të diskutuar për fjalimin e dorëheqjes.

 

Të fundit