Flash News

KRYESORE

Pas takimit me Metën e Ruçin, Fleckenstein lë dhe zyrën e Kryemadhit: T’i japim fund farsës me reformën zgjedhore

Pas takimit me Metën e Ruçin, Fleckenstein lë dhe zyrën e

Mëngjesin e sotëm eurodeputeti Knut Fleckenstein zhvilloi  takime të pa paralajmëruara me Presidentin Ilir Meta dhe me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin.

Vetëm pak minuta më parë Fleckenstein ka lënë dhe selinë e LSI-së ku zhvilloi një takim me kryetaren Monika Kryemadhi. Kryemadhi shprehet se tani është moment i duhur për t’i dhënë fund farsës së reformës zgjedhore.

“Mbështesim një reformë të vertetë zgjedhore. 25 qershori është një histori e shëmtuar e deformimit të votës së shqiptarëve. Dekriminalizuam parlamentin, tani misioni ynë është të dekriminalizojmë votën e shqiptarëve. Është momenti që t’i jepet fund farsës me reformën zgjedhore. Pa rivendosjen e votës së lirë, Integrimi i Shqipëriisë është i vështirë. LSI do të mbështesë në Kuvend gjithçka lidhet me Integrimin Europian", u shpreh ndër të tjera Monika Kryemadhi.

Të fundit