Flash News

KRYESORE

Pas takimit Rama-Zaev, ministri i Jashtëm maqedonas vizitë në Tiranë dhe Prishtinë

Pas takimit Rama-Zaev, ministri i Jashtëm maqedonas vizitë në

Gjatë këtij muaj, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në agjendën e Dimitrov është përfshirë edhe një vizitë në Kosovë.

Zëdhënësi i ri i Qeverisë, Mile Boshnjakovski nuk ka dhënë një datë të saktë për vizitat, por është shprehur se “ndër prioritet kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është avancimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve ndër-fqinjësore, kurse në një të ardhme të afërt janë planifikimet dhe intensifikimet e takimeve dypalëshe”.

Kjo vizitë pason takimin që kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev zhvilluan gjatë Samitit të Triestës, nga ku përcollën mesazhe bashkëpunimi.

Të fundit