Flash News

KRYESORE

Pas takimit të ambasadores Yuri Kim me prokurorët e SPAK, ambasada jep një mesazh të fortë

Pas takimit të ambasadores së SHBA-së Yuri Kim me prokurorët e Prokurorisë së Veçantë Anti Korrupsion, në faqen zyrtare në Facebook të institucionit, u dha mesazhi se Amerika qëndron në krah të Shqipërisë.

Ndërsa SPAK do të ketë një detyrë të vështirë përpara, që të godasë krimin e organizuar në vend, pro edhe politikën e korruptuar, mbështetja ndaj tij është mjaft e rëndësishme.

“Takimi i sotëm i Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme teknike të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ata përballen me krimin e organizuar dhe hedhin hapat e para për të themeluar Byronë Kombëtare të Hetimit. #ShbaQendronKrahShqiperise”, ishte mesazhi i ambasadës amerikane në Facebook.

Të fundit