Flash News

KRYESORE

Foto/ Pas takimit me Trump, Basha pritet në aeroportin “ Nënë Tereza” mes duartrokitjesh dhe ovacionesh

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur mes duartrokitjesh dhe ovacionesh në Aeroportin “Nënë Tereza”, pas takimit me presidentin e 45 të SHBA, Donald Trump. Basha falenderoi simpatizantët dhe tha se takimi ishte me përshtypjet më të mira dhe se Trump ka përshtypje të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Po kthehem pas një takimi të jashtëzakonshëm me Trump. Me një vizitë të shkurtër domethënëse në “Javën e Shtëpisë së Bardhë”. I jashtëzakonshëm takimi me përshtypjet më të paharrueshme, e jashtëzakonshme përshtypja e Trump për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe 10 ditë na ndajnë nga vendimi për t'u ndarë nga Republika e vjetër. Kjo është ajo që po presim ne dhe aleatët tanë, për një të nesërme të sigurtë, le të vazhdojmë punën natë e ditë, fitorja e madhe po na pret” tha Basha.

Të fundit