Flash News

KRYESORE

Pas takimit vijnë dhuratat. Çfarë mori kongresmeni amerikan në këmbim të 'Historisë së Virxhinias'?

Pas takimit vijnë dhuratat. Çfarë mori kongresmeni amerikan

Vizita e kongresmenëve amerikanë nuk ka qenë e gjitha e toneve formale. Kryetari i PD është familjar me disa prej tyre, duke qenë se i ka takuar më parë në Washington. Pas përfundimit të takimit zyrtar të përfaqësuesve të opozitës me dërgatën kongresionale amerikane, mes Bashës dhe Goodlatte, përfaqësues i shtetit të Virxhinais në Kongresin Amerikan, janë shkëmbyer dhurata.

Ka qenë pikërisht një album i historisë së shtetit të tij, dhurata që kongresmeni i ka sjellë shefit të opozitës shqiptare. Amerikani ka marrë në këmbim nga Basha një përkrenare të Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeut.

Të fundit