Flash News

KRYESORE

Pas tërmetit, Rama i beson Ahmetajt “krizën” e koronavirusit: Do hartojë planin ekonomik

Kryeministri Edi Rama i ka ngarkuar një tjetër detyrë Arben Ahmetaj, që prej janarit mban postin e Ministrit për Rindërtimin nga tërmeti. Për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi, Rama i ka besuar ish-ministrit të financave, edhe koordinimin e punës mes ministrive për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkatuar nga Koronavirusi. Lajmin nuk e ka dhënë vetë Rama, siç ka bërë zakonisht këto ditë me publikimin e masave shtrënguese ndaj qytetarëve në Facebook. Por ka zgjedhur të jetë më zyrtar, duke e botuar vendimin në Fletoren Zyrtare.

“Pas   kreut   II,   të   vendimit   nr.11,   datë 10.1.2020,  të  Këshillit  të  Ministrave,  shtohet  kreu II/1, me këtë përmbajtje:“II/1. Ministri i Shtetit për Rindërtimin është përgjegjës  për  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës, ndërmjet    ministrive    dhe    institucioneve,    për hartimin    e    planit    të    përballimit    të    situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Në  cilësinë  e  anëtarit  të  Këshillit  të  Ministrave, është përgjegjës për:a)   koordinimin,   drejtimin   dhe   ndjekjen   e veprimtarisë  së  ministrive  dhe  të  institucioneve  të tjera,  publike  e  shtetërore,  për  hartimin  e  planit  të përballimit  të  situatës  ekonomike  të  shkaktuar  nga infeksioni  COVID-19”, thuhet ndër të tjera në një vendim të datës 18 mars (sot) botuar në Fletoren Zyrtare.

Ahmetaj do të ketë detyrë të evidentojë “burimet e brendshme, financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe propozimin për  miratim  në  Këshillin  e  Ministrave  të  akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve ;c) evidentimin e burimeve financiare të jashtme dhe  përcaktimin  e  mënyrës  së  përthithjes  së  tyre, për  përballimin  e  situatës  ekonomike  të  shkaktuar nga  infeksioni  COVID-19  dhe  propozimin  për miratim   në   Këshillin   e   Ministrave   të   akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve; ç)  koordinimin  dhe  drejtimin  e  strukturave  e  të njësive,   shtetërore   dhe   publike,   të   ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave, për zbatimin e planit   të   përballimit   të   situatës   ekonomike,   të shkaktuar nga infeksioni COVID-19”, etj.

Të fundit