Flash News

KRYESORE

Pas tërmetit, sizmologu qetëson banorët: S’ka vend për panik, numri i pasgoditjeve në rënie

Pas tërmetit, sizmologu qetëson banorët: S’ka vend për

Sizmiologu Rrapo Ormeni ka qetësuar banorët se s’ka vend për panik, pasi numri i pasgoditjeve ka ardhur në rënie.

Në një intervistë për A2 CNN, me gazetaren Klementina Cenkollari, Ormeni shpjegon se duke parë në rënie numrin e paslëkundjeve, energjia në vatër do të vijë duke u shuar gradualisht.

“Rrjeti sizmologjik pranë IGJUM ka regjistruar deri tani 1260 pasgoditje, tre nga këto janë me magnitudë më të mëdha se 5 riheter dhe rreth 12 se 4 rihter. Kryesisht pasgoditjet që shoqërojnë goditjen kryesore regjistrohen afër epiqendrës, por edhe në rajon më të gjerë.

Numri i tyre ka ardhur duke u zvogëluar. Shpresojmë që ky ritëm i pasgoditjeve po të jetë në këtë nivel, do vijnë drejt shuarjes, sepse me kalimin e kohës shuhen. Kjo tregon se energjia në vatër po çlirohet dhe kështu vjen duke u zvogëluar deri në vendosjen e qëndrueshmërisë”, tha Ormeni, duke shtuar se edhe në Tiranë nuk ka vend për panik.

“Tirana nuk është nevoja për të lënë shtëpitë, pasi pasgoditjet janë më të forta, dhe vjen një shkallë një shkallë e gjysmë më e vogël. Paniku në Tiranë është i pajustifikueshëm dhe s’ka vend më për panik”, u shpreh sizmologu.

Të fundit