Flash News

KRYESORE

Pas Tiranës, ky është qyteti që Basha shpenzoi më shumë gjatë fushatës elektorale

Pas Tiranës, Partia Demokratike gjatë fushatës elektorale ka shpenzuar më shumë para për mitingje, reklama e promocion në qytetin  e Elbasanit.

Sipas deklaratës së shpenzimeve të PD-së, të publikuar në KQZ, Partia Demokratike ka shpenzuar 556,840 lekë. Ndërsa për Tiranën në total ka shpenzuar 739. 500 lekë (të reja).

Megjithatë, ndonëse është shpenzuar më shumë para për publicitet në Elbasan, Partia Demokratike arriti të siguronte vetëm 3 deputetë, Edmond Spaho, Endri Hasa, Luciano Boci./Politiko.al/

 

 

 

Të fundit