Flash News

KRYESORE

Pas Top Channel, edhe News 24 kundër Edi Ramës? I vetmi televizion që nuk e transmetoi ‘live’ fjalën e kryeministrit

Pas televizionit Top Channel, që po orientohet drejt një linje editoriale kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një tjetër televizion i rëndësishëm ka bojkotuar sot fjalën e tij. Bëhet fjalë për News 24, televizioni i vetëm informativ që nuk transmetoi drejtpërdrejtë fjalën e Ramës në prezantimin e aksionit kombëtar për pastrimin e mjedisit.

News 24 kishte hapësirë publicitare gjatë kohës që Rama mori fjalën, por kryeministri nuk u shfaq nga regjia në këtë televizion. Pasi disa minutash reklama, filloi emisioni ‘Studio e Hapur’, çka tregon se News 24 ka ndjekur rrjedhën normale të programacionit, veprim i pazakontë për këtë televizion informativ, i cili ndërpret reklamat dhe programet sa herë që Rama shfaqet në një aktivitet. Deklaratat e Ramës nuk u transmetuan as nërpërmjet titrave. Një veprim i ngjashëm nuk u ndërmor ndaj ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi, pasi fjala e tij në aktivitet u transmetua në News 24.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, Rama zhvilloi një takim me deputetët socialistë që janë anëtarë të Komisionit të Ligjeve. Mbledhja nuk u transmetua në ‘ERTV’ dhe nga asnjë prej televizioneve shqiptare, duke përhapur me shpejtësi lajmin në portale për një bojkot të mundshëm ndaj Ramës. Por sapo “ERTV” hyri ‘live’ në Facebook për aksionin e pastrimit, Ora News, Report Tv, Abc News dhe Fax News nxituan të transmetonin fjalën e kryeministrit.

Të fundit