Flash News

KRYESORE

Pas “Toyota Yaris”, Basha paralajmëron tjetër skandal nga 3 deputetët e PS, flet për takimin me Bacën në Selanik

Pas “Toyota Yaris”, Basha paralajmëron tjetër skandal nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër skandal të zbuluar nga përgjimet e ndërkombëtarëve.

Ndërsa replikonte kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili e akuzoi sërish se vëllai i dy personave të shpallur në kërkim për 3.4 milionë eurove të gjetura në Toyota Yaris, është sponsori i çadrës së opozitës në 2017-ën, Basha paralajmëroi përfshirjen e tre deputetëve të PS në një tjetër skandal në Selanik të Greqisë.

“Nuk mora fjalën për replikë për një arsye të thjeshtë. Derrkuci i Yarsi-t do të heqë vëmendjen nga çështjet në rendin e ditës. Prandaj në shkelje të procedurës ja dhatë fjalën derrkucit të Yarisit. Derrkuci i Yarisit harron diçka, më akuzon mua se kam dalë me vëllain e personave që u dyshuakan se janë pas parave të Toyotës. E para e punës në qoftë se ai qenka i dyshuar, pse nuk e keni arrestuar deri më sot? E dyta, po ju keni vëllain e trafikantit të dënuar të Ministrit të Brendshëm, hani e pini nga mëngjesi e deri në darkë me të. Çfarë standardi keni ju? Merre more dhe arrestoje në qoftë se është ai i dyshuar? Por nuk është ai. Derrkuci i Toyota Yaris, garanti i parave të pista të drogës, dhe nja dy të tjerë që sot nuk qenkan këtu, jeni të përgjuar nga shërbime partnere. Nuk keni për ti shpëtuar dot kësaj. Jeni të përgjuar nga shërbimet partnere duke bërë pazaret me bacën në Selanik. Ah sa keq! Se shërbimet tona flenë gjumë. E keni kapur SHISH-in, por të tjerat s’i kapni dot.Të tjerat s’i kapni dot. Jeni të përgjuar duke dhënë garanci. Jua kanë vënë kryqin, nga Uashingtoni në Bruksel, nga Berlini në Romë. Jua kanë vënë kryqin! Por kryqin e madh do t’jua vënë shqiptarët shumë shpejt!”, u shpreh Basha.

Të fundit