Flash News

KRYESORE

Pas tragjedisë në Genova, Italia ‘shkundet’ edhe nga një tërmet i fuqishëm

Sërish panik për Italinë. Pas tragjedisë së shembjes së urës ‘Morandi’ në Genova, me pasojë deri tani 38 persona e dhjetëra të plagosur, në territorin italian janë regjistruar edhe lëkundje sizmike.

Natën e mbrëmshme, rreth orës 21:48 është shënuar një tërmet me magnitudë 4.9, raporton faqja ndërkombëtare e parashikimeve të tërmeteve emsc-csem.org.

Tërmeti ka patur një thellësi prej 10 kilometrash dhe ka patur epiqendër në Molize. Paraprakisht, janë raportuar vetëm dëme të lehta materiale.

Të fundit