Flash News

KRYESORE

Pas tragjedisë në Genova, qytetetari publikon pamjet e urës në Shqipëri: Merrni masa para se të ndodhë më e keqja

Pas tragjedisë në Genova, qytetetari publikon pamjet e urës

Ndonëse nuk janë konfirmuar ende shkaqet që shkaktuan tragjedinë në Genova të Italisë, me shembjen e urës ‘Morandi’, ngjarja ka bërë jehonë në mbarë botën.

Nga shembja e urës deri tani janë konfirmuar 39 viktima, mes tyre tre fëmijë dhe dy shqiptarë, Marjus Djerra dhe Admir Bokrina.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ish-kryeministri Sali Berisha publikon video-denoncimin e një qytetari nga Mati, për të paraprirë ndoshta një tjetër ngjarje tragjike edhe në Shqipëri.

Në këtë video, banori publikon gjendjen e rrënuar të urës së zonë, ku banojnë rreth një mijë banorë, ndërsa më shumë rrezikojnë fëmijët.

Në këtë video, qytetari u bën apel pushtetarëve që të marrin masat e nevojshme për të shmangur më të keqen.

Të fundit