Flash News

KRYESORE

Pas tre muajsh hetim, pezullohet nga detyra nënkomisari në Tiranë

Pas tre muajsh hetim, pezullohet nga detyra nënkomisari në Tiranë

Strukturat e SHÇBA-se Tiranë kanë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për masën e sigurimit “Pezullim nga funksionet publike”, të Specialistit të Hetimit të Aksidenteve pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Ministria e Brendshme bën me dije se nënkomisari me iniciale O.Gj akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Pas hetimeve 3 mujore të SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se pas një aksidenti në datë 12 nëntor 2017, oficeri i Hetimit të Aksidenteve, jo vetëm nuk ka kryer veprimet proceduriale të domosdoshme, por ka manipuluar provat dhe vendin e ngjarjes.

Të fundit