Flash News

KRYESORE

Pas tre muajsh izolim total, Wuhan do të lejojë qarkullimin

Pas tre muajsh izolim total, Wuhan do të lejojë qarkullimin

Gradualisht, Wuhan – që është epiqendra e përhapjes së pandemisë vdekjeprurëse të koronavirusit – po i kthehet normalitetit. Gjatë izolimit total të Wuhan, u vërejt se kurba e të prekurve me COVID-19 dhe numri i viktimave po ulej. Pas izolimit total prej tre muajsh, në Wuhan ka filluar jeta t`i kthehet normalitetit.

Duke qenë se rastet e reja u ulën në zero më 19 mars, në Wuhan do të fillojë qarkullimi. Sipas zyrtarëve të provincës Hubei në Kinë, transporti në Wuhan do të rifillojë në datën 8 prill.

Menjëherë pas shfaqjes së koronavirusit, në dhjetor të vitit që lamë pas, vendi u izolua dhe u ndalua çdo mënyrë transporti. Por kjo pandemi ka shkaktuar në mbarë botën 382,741 raste të infektuara deri tani dhe 16,578 jetë të humbura.

Epiqendra e koronavirusit tashmë është Europa dhe me një shpejtësi të frikshme po përhapet dhe në Amerikë. Ndërkohë gjendja është serioze dhe në Shqipëri ku deri sot janë konfirmuar 123 të infektuar me COVID-19 dhe 5 jetë të humbura.

Të fundit