Flash News

KRYESORE

Pas tre vitesh në Berlin, familja shqiptare dëbohet në orën 03:00 të mëngjesit. Punëdhënësi: 31 vjeçari ‘punon sa për tre vetë’

Pas tre vitesh në Berlin, familja shqiptare dëbohet në orën

Pas tre vjetësh, familja shqiptare që jetonte në Berlin, është dëbuar për në vendlindje. Xhezo Ajazaj (31-vjeç), gruaja e tij Artjola (29) dhe vajzat e tyre Klara (8) dhe Lejman, si dhe Karolina (6 muajshe), e cila ka lindur në Gjermani, janë dëbuar për në Shqipëri. Ndonëse familja shqiptare ishte integruar në Berlin, ata u dëbuan nga Gjermania para Krishtlindjeve.

Të hënën, familja kishte një takim me zyrën e imigracionit, por, senatori i brendshëm ndoshta nuk donte të priste më gjatë dhe natën e së premtes, familja shqiptare Ajazaj u kap nga policia për dëbim.

Në orën 03:00, Policia zgjoi familjen shqiptare nga gjumi dhe i njoftoi se duhej të ktheheshin në vendlindje. Ata morën gjërat me ngut dhe u dërguan në aeroportin Schönefeld, raporton Albinfo.

Familja Ajazaj ishte shembull i integrimit dhe kishin bërë bujë në mediat gjermane.

Gjithashtu edhe senatori (ministri) i brendshëm i landit, Andreas Geisel kishte shprehur më herët gatishmërinë që të ndërhyjë për këtë çështje, por asgjë nuk ndryshoi.

Edhe shefi i tij i Xhezos e kishte lavdëruar, duke theksuar se ‘punon sa për tre vetë’.

Megjithatë, asgjë nga këto nuk shërbeu që familja shqiptare të vijonte jetën në Berlin të Gjermanisë.

Të fundit