Flash News

KRYESORE

Pas Tropojës dhe Shkodrës, Bashkia e Lezhës del me urdhër të prerë: Lironi KZAZ-të deri në orën 16:00!

Pas Shkodrës dhe Tropojës, edhe në Lezhë  kërkohet lirimi i KZAZ-ve. Kryebashkiakët demokratë të këtyre qyteteve të Shqipërisë njohin dekretin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që për pasojë do të ishin një-partiake.

Me një letër publike drejtuar policisë së Lezhës, kreu i Bashkisë së Lezhës kërkon lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës 'Besëlidhja'.

Fran Frrokaj shkruan se do të ndërhyhet në bazë të ligjit dhe dekretit të Presidentit, nëse KZAZ-të nuk lirohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

Kreu i bashkisë Lezhë kërkon edhe heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve.

 

Më poshtë letra

Të fundit