Flash News

KRYESORE

Pas Ulsi Manjës, Fatos Lubonjën e kërcënon edhe Taulant Balla: Do dënohesh...

Pas Ulsi Manjës, Fatos Lubonjën e kërcënon edhe Taulant

Analisti Fatos Lubonja është përballur me deputetët e PS dhe PD, Taulant Balla dhe Edmond Spaho, në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’, duke i akuzuar për dështimin e reformës në drejtësi.

Lubonja tha se nuk mund të pretendohet se është vetëm opozita ajo që ka frikë nga drejtësia, në një kohë kur kryeministri Edi Rama shkel çdo ditë ligjin.

“Edi Rama e shkel përdit ligjin, në çdo gjë. E ka si normë shkeljen e ligjit”, u shpreh Lubonja, duke sjellë reagimin e Ballës.

“Është abuzim. Je në dijeni të shkeljes së ligji, do dënohesh nëse nuk shkon ta denoncosh. Moskallëzimi i krimit është verpër penale”, replikoi Balla.

Lubonja përmendi raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe prishjen e stadiumit ‘Qemal Stafa’, si disa prej rasteve kur kryeministri ka shkelur hapur ligjin.

Pak javë më parë ishte deputeti tjetër socialist, Ulsi Manja, ai që paralajmëroi Lubonjën për arrestimin pasi deklaratat e tij i konsideroi si thirrje për turbullira publike.

 

 

Të fundit