Flash News

KRYESORE

Pas ultimatumit për artistët, Edi Rama vepron njësoj me pedagogët: Nuk e merrni dot peng reformën edhe nëse shqetësimet janë legjitime

Pas ultimatumit për artistët, Edi Rama vepron njësoj me

Pas ultimatumit që u dha artistëve për ligjin për kulturën, kryeministri Edi Rama ka vepruar njësoj edhe me pdagogët e Shqipërisë.

Në takimin e përbashkët me përfaqësuesit e universiteteve publike, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, Rama u shpreh se askush nuk e merr dot peng reformën në arsim. Rama tha se sado legjitime të jenë shqetësimet e pedagogëve, qeveria nuk do të tërhiqet.

“Askush nuk e merr dot peng reformën as me firma dhe as me shqetësime sado legjitime të jenë. Sfida që universiteti ka sot është sfida me vetveten”, tha Rama.

Ministrja Nikolla refuzoi të plotësonte kërkesat e pedagogëve për shkarkimin e anëtaëve të bordit të administrimit të Universitetit të Tiranës dhe negociatat për ligjin e arsimit të lartë.

Të fundit