Flash News

KRYESORE

 Pas vendimit të gjykatës për Tahirin, reagon Ambasada Amerikane: Në shënjestër krimi i organizuar

 Pas vendimit të gjykatës për Tahirin, reagon Ambasada

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ka reaguar Ambasada Amerikane.

Në një reagim në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook, shkruhet se “vendosja e Tahiritnë arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata”.

Reagimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përparimin e bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata. Arrestimi i Met Kananit në Turqi dhe 14 anëtarëve të bandës së tij kriminale në Shqipëri është shenjë e seriozitetit të policisë dhe prokurorëve për të vënë në shënjestër krimin e organizuar. Së fundi, arrestimi i trafikantit të dyshuar të kokainës Arbër Çekaj në Gjermani dhe kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri është shenjë se pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend.

Përgëzojmë punën e vështirë dhe me kurajë të Policisë së Shtetit, Prokurorëve të Krimeve te Rënda dhe Gjyqtarëve të Krimeve të Rënda.

Të fundit