Flash News

KRYESORE

Pas vendimit të Metës për teatrin, aktivisti flet për 4 detyra të rëndësishme përpara

Pas vendimit të Metës për teatrin, aktivisti flet për 4

Aktivisti Ervin Goci ka reaguar pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend ligjin e shumëkundërshtuar që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Gocit, askush nuk do të guxojë më që ta përmend këtë ligj, i cili në një të ardhme jo të largët mund të kalojë në ndonjë ‘gjyq Nurembergu’.

Ervin Goci liston edhe katër detyra të rëndësishme që aktorët dhe aktivistët kanë tani për Teatrin Kombëtar.

Reagimi:

Ligji rilindas u pordh...ka shkelje kushtetuese, dhe kete e thote Institucioni i Presidentit.

Ligji nuk puq me, jo ne Parlament, po nuk do guxoje njeri as t'i permendi emrin.

Me siguri qe ne nje te ardhme jo te larget do kaloje ne ndonje Gjyq Nyrembergu.

Pjesen tjere te historise mund ta tregon barcaleta me miq hokatare me ndonje teke raki perpara. Shqiperia ka shprese, derisa ka njerez ne kembe qe luftojne.

Tani kemi 4 detyra te rendesishme perpara :

  1. Denoncimet ne Prokurori per te gjithe horrat ne funksione zyrtare
  2. Kerkesa per restaurim urgjent
  3. Ngritja e fondacionit qe do mbledhe burime financiare qe te bejne te mundur rikonstruksionin
  4. Ligji per Artin dhe Teatrin, qe garanton asetet artistike kombetare, dhe statusin e artistit.

Degjohemi shpejt...

Të fundit