Flash News

KRYESORE

Pas vizitës në Berlin Haradinaj ndryshon mendje: Gati të pezullojmë tarifat përkohësisht

Pas vizitës në Berlin Haradinaj ndryshon mendje: Gati të

Pas vizitës në Berlin dhe takimit me kancelaren Angela Merkel, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se qeveria është e gatshme që të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të tarifave ndaj mallrave serbe. “Por kjo do të ndodhë për një kohë të caktuar, e për këtë duhet të ketë qartësi të procesit të bisedimeve”, tha kreu i qeverisë kosovare.

Haradinaj qëndroi dy ditë në Gjermani ku veç kancelares, takoi edhe zyrtarë të tjerë në Berlin, ku diskutuar zhvillimet në Kosovë, mundësitë e ripërtëritjes së bisedimeve me Serbinë dhe përgatitjet për takimin e Parisit me 1 korrik, të organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Të fundit