Flash News

KRYESORE

Pas Vlorës, parcela me drogë edhe në Fushë-Arrëz

Pas Vlorës, parcela me drogë edhe në Fushë-Arrëz

Pas Vlorës, parcela me kanabis janë zbuluar edhe në Fushë-Arrëz. Raportohet se një sasi e konsiderueshme droge është gjetur në fshatin Berishë teksa aksioni është shtrirë në njësinë administrative Iballë.

Sipas ‘BalkanWeb’ aksioni po kryhet në një zonë të thellë malore, ndërsa operacioni po mbahet i fshehtë. Por sipas dëshmive të banorëve të zonës, mbi 50 forca policie kanë zbarkuar në terren që në orët e para të mëngjesit.

Aktualisht nuk dihet se sa është sasia e drogës së kapur.

Të fundit