Flash News

KRYESORE

Pas Xhensilës, edhe Adelina Tahiri publikon foto nga seti fotografik i shtatzënisë

Këngëtarja Adelina Tahiri tashmë ndodhet në muajin e fundit të shtatzënisë dhe si duket ka vendosur të realizojë një set fotografik për t’i pasur gjithmonë me vete këto momente.

Pak kohë më parë, ishte këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj ajo që publikoi setin fotografik të shtatzënisë, në një ambient natyre dhe plot ngjyra.

Ndërsa Adelina, ndryshe nga Xhensila ka vendosur që setin e fotove ta realizojë në një ambient të errët, e veshur vetëm me një këmishë nate ngjyrë bojqielli shumë të hapur.

Kjo është hera e parë që këngëtarja shfaqet kaq hapur që nga momenti kur lajmi i shtatzënisë u bë publik.

Kujtojmë se Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj maqedonas Serjoza Markov, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, i cili është djalë.

Të fundit