Flash News

KRYESORE

Pas zgjedhjes së Ruçit në krye të Kuvendit, Rama ironizon Metën: Fund kaosit dhe banalitetit

Pas zgjedhjes së Ruçit në krye të Kuvendit, Rama ironizon

Menjëherë pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, Kryeministri Edi Rama dha një deklaratë për mediat.

Rama ironizoi Presidentin Ilir Meta i cili qëndroi në krye të Kuvendit 4 vitet e kaluara duke thënë se tashmë me zgjedhjen e Ruçit do ti kthehet dinjiteti.

“E rëndësishme është që sot ne startuam drejtimin e ri të Kuvendit. Ambicja jonë është që kuvendit ti rikthehet dinjiteti pas një kaosi dhe shelje permanente të rregullores. E rëndësishme është që ne të sjellim një frymë të re bashkëpunimi. Ne jemi këtu për tu ballafaquar dhe ndeshur për vizione të kundërta dhe në fund fare e rëndësishme është ti japim shqiptarëve shembull pozitiv dhe të kursejmë shfaqjet banale. Unë do të mirëkuptoja qëndrimin e aleatëve dhe besoj është një zgjedhje pragmatike, por në fund fare nuk ka rëndësi sa vota më shumë dhe sa më pak, por secili të bëjë detyrën dhe detyra jonë është të udhëheqim. Detyra e opozitës është të merret me ne dhe të na kritikojë, godasë dhe akuzojë por edhe të japë alternativa. Ne jemi këtu për të bërë detyrën tonë. Falenderoj Presidentin për shpejtësinë për ta bërë më të lehtë rrugën drejt seancës. Do mundohemi të reagojmë ndaj ç'ka është racionale dhe do të shpresojmë që opozita të jetë në këtë sallë për shprehjen e ideve të boshllikut të programit” tha Rama.

Të fundit